Zvicra, e cila ka qëndruar gjithmonë neutrale në situata të tilla ka miratuar të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë, duke thënë se nuk do të ketë përjashtime, shkruan BBC
5 oligarkëve tashmë u është ndaluar hyrja në Zvicër, llogaritë bankare të 336 personave në listën e BE-së, përfshirë Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, do të ngrihen menjëherë. Hapësira ajrore e vendit është e mbyllur për avionët rusë, ndërsa linjat ajrore zvicerane kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Rusisë.
Sot presidenti zviceran Ignazio Cassis tha se sulmi ndaj Ukrainës ishte një sulm i papranueshëm ndaj lirisë dhe demokracisë.
/abcnews.al