Zvicra miraton martesat e gjinisë së njëjtë

schedule07:57 - 27 Shtator, 2021

schedule 07:57 - 27 Shtator, 2021

Pothuajse dy të tretat e votuesve zviceranë, kanë përkrahur martesën mes gjinisë së njëjtë, në një referendum të mbajtur në fundjavë.

Rreth 64 për qind e votuesve kanë përkrahur këtë propozim, duke e bërë kështu Zvicrën një nga vendet e fundit në Evropën Perëndimore që legalizon martesën mes gjinisë së njëjtë.

Pjesëtarë të fushatës për këto martesa kanë përshëndetur votimin, duke e konsideruar moment historik për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në këtë shtet.

Grupet e kishave dhe ato partitë politikë konservatore, kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se dëmton familjen tradicionale.

Zvicra u ka mundësuar çifteve të gjinisë së njëjtë që të regjistrojnë partneritetin nga viti 2007, mirëpo disa të drejta kanë qenë të kufizuara.

Vendimi i ri ua mundëson këtyre çifteve që të adaptojnë fëmijë.

Zvicra tani është kthyer në vendin e 30-të në botë që ka lejuar martesa të tilla.

Përgjatë 20 vjetëve të fundit, shumica e vendeve në Evropën Perëndimore kanë miratuar martesat e gjinisë së njëjtë.

Megjithatë, në Zvicër shumë vendime të mëdha miratohen përmes referendumeve, dhe ky proces i ngadalëson ndryshimet në legjislaturë./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!