Zvicra mbështet paketën e 11-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

schedule19:45 - 16 Gusht, 2023

schedule 19:45 - 16 Gusht, 2023

Qeveria e Zvicrës ka mbështetur paketën e 11-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Dega ekzekutive zvicerane vendosi që masat e reja të miratuara nga blloku të hyjnë në fuqi më vonë gjatë ditës, shkruan Al Jazeera.

Ndërsa Zvicra nuk është anëtare e BE-së, si një partner kryesor tregtar, ajo ka ndjekur sanksionet kundër kompanive dhe individëve rusë që nga pushtimi.

Paketa e11-të e sanksioneve të BE-së synon zbrazëtitë në mënyrë që mallrat jetike të mos shkojnë në Rusi përmes vendeve që tregtojnë me BE-në dhe kanë mbajtur një marrëdhënie biznesi si zakonisht me Moskën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!