Zyrtarët rusë kanë konfiskuar disa orë luksoze Audemars Piguet të cilat kanë një vlerë prej miliona dollarësh. Orët ruse u sekuestruan në një dyqan nga agjentë të shërbimit të sigurisë me pretekstin se kanë thyer rregulla të doganës, raportojnë mediat zvicerane.
Lajmi vjen disa disa ditë pasi Zvicra la pas neutralitetin e saj tradicional për t’u bashkuar me vendet perëndimore në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Qeveria e vendit ka njoftuar se ndalimi i eksportit të luksit të Zvicrës ka shkaktuar “pasiguri” për disa biznese. Orët nga Audemars Piguet mund të kushtojnë më shumë se 700,000 £ (921,000 dollarë) copa. /abcnews.al/