Zvicra “gjunjëzoi” Serbinë dhe e eliminoi nga Botërori, festë “e çmendur” në rrugët e Prishtinës

schedule07:46 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 07:46 - 3 Dhjetor, 2022

Rrugët e Prishtinës kanë shpërthyer në festë pas fitores së Zvcirës ndaj Serbisë në Kupën e Botës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:3 për zvicerianët, që u kualifikuan më tej në fazën me eliminim direkt.

Dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin në formacionin titullar dhe ky i fundit shënoi një nga golat e fitores.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në trojet shqiptare ka filluar festa, jo vetëm për të mbështetur Xhakën dhe Shaqirin, por edhe sepse kjo ndeshje ishte më shumë se futboll, me tensionet dhe provokimet që nuk munguan në fushën e lojës.

/abcnews.al