Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike do të ndihmojë Bankën e Shqipërisë në përsosjen e analizës, vendimmarrje dhe procesin e politikbërjes. Guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë Adrian Maitre. Kjo marreveshje u shpreh Sejko vjen pas mbylljes së një bashkëpunimi të suksesshëm në periudhën 2013-2018 që solli një përmirësim të dukshëm të punës analitike, kërkuese dhe teknike të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori theksoi se rezultatet e këtij projekti kanë qenë frytdhënëse në fushën e zbatimit të politikës monetare, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar dhe sistemit të pagesave. Ndërsa ambasadori i Zvicrës u shpreh se “Shqipëria ka nevojë për institucione të efektshme në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Unë do ta konsideroja Bankën e Shqipërisë si një institucion të tillë.” Programi i ri do të realizohet nëpërmjet misioneve të ekspertëve, kurseve online, workshopeve teknike dhe vizitave të punës ne fusha si menaxhimi i burimeve njerëzore apo vijueshmëria e biznesit në kohë krize./abcnews.al
Zvicra do ndihmojë në procesin e politikbërjes Bankën e Shqipërisë
schedule15:12 - 1 Mars, 2019
schedule 15:12 - 1 Mars, 2019