Zviceranët mbështesin kërkesën për pasaportë të vaksinës kundër Covid-19

schedule08:27 - 29 Nëntor, 2021

schedule 08:27 - 29 Nëntor, 2021

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së koronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi.

Më shumë se 60 për qind e banorëve kanë kundërshtuar propozimet për heqje të kufizimeve, përfshirë pasaportën e vaksinimit kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Referendumi i së dielës është mbajtur pasi organizatorët kanë thënë se pasaporta përbën kufizim të panevojshëm të lirisë.

Me më pak se dy të tretat e popullsisë së vaksinuar plotësisht, Zvicra është një prej vendeve me shkallën më të ulët të vaksinimit kundër koronavirusit në Evropën Perëndimore.

Tani, infektimet me këtë virus janë duke u rritur shpejt, përkatësisht 40-50 për qind secilën javë.

Prej fillimit të pandemisë, Qeveria zvicerane ka tentuar të balancojë kufizimet, duke vendosur masa për luftim të pandemisë, por edhe duke ruajtur sistemin e drejtpërdrejtë të demokracisë, në të cilin qytetarët e thonë fjalën e fundit.

Izolimet në Zvicër nuk kanë qenë kurrë të ashpra sa të vendeve fqinje.

Njerëzit kanë mundur të dalin jashtë sa herë kanë dashur dhe shkollat janë mbyllur vetëm për disa javë. /Rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!