Turistë nga Lituania, Italia dhe Kosova kalojnë fundjavën
Shumë prej atyre që vizitojnë Vlorën kanë planifikuar dhe një shëtitje në Zvërnec.
Zverneci vijon te mbetet nje nga zonat më të pëlqyera nga te huajt.
Këtë fundjavë vizitorët në manastir ishin nga Lituania, Italia dhe Kosova.
Shumë prej tyre e vizitojnë Zvërnecin për herë të parë, por me mendimin se do të vijnë përsëri.
Vitin e shkuar manastiri i Zvërnecit ishte një ndër zonat që priti më shumë vizitorë. Tendencë që duket se po vijon dhe këtë vit./abcnews.al