Ekziston një mbështetje e gjerë që Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, tha të martën zv/presidenti i Komisionit Evropian Margaritis Schinas për CNN.
Deklarata vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve evropianë që të “tregojnë” solidaritetin e tyre me Ukrainën një ditë pas nënshkrimit të një kërkese zyrtare për t’iu bashkuar BE-së.
“Askush nuk harron se demokracia lindi në Ukrainë pasi u qëlluan ndaj të rinjve ukrainas për valëvitjen e flamujve të BE-së në Maidan (Shesh). Ne nuk kemi kujtime të shkurtra në Evropë. Ne e dimë se Ukraina është pjesë e familjes dhe ata kanë absolutisht të drejtë dhe legjitime në kërkesën e tyre për t’u anëtarësuar zyrtarisht në Bashkimin Evropian”, tha Schinas.
Ai tha gjithashtu se BE është vendosur të shpallë statusin e përgjithshëm të mbrojtjes për të gjithë ata që ikin nga lufta në Ukrainë gjë që do t’u jepte akses automatik në objektet shëndetësore, arsimore dhe strehimore të BE-së.
Ky vendim, tha Schinas, së bashku me përdorimin e fondeve të BE-së për të blerë armë për Ukrainën janë “hapa të paprecedentë”.
Ai tha për CNN se ka besim se kur liderët evropianë të takohen sërish, do të vendosin të ngrenë procesin me një ritëm që do t’i lejojë Ukrainës të anëtarësohet në Bashkimin Evropian “së shpejti”. I pyetur për një afat kohor të mundshëm, Anderson tha se “nuk ka një orar të caktuar në negociatat e para-anëtarësimit”. /abcnews.al/