Zv. ministri i Ramës revoltohet në takim me Metën: S’duhet t’i suleni qeverisë kur ka kaq shumë stres

schedule13:23 - 25 Nëntor, 2020

schedule 13:23 - 25 Nëntor, 2020

Zv, ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla është shprehur mjaft i revoltuar në mbledhjen online me presidentin Ilir Meta dhe disa mjekë specialistë lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Ai kritikoi kreun e shtetit për orientimin e mbledhjes duke theksuar se ai si përfaqësues i qeverisë duhet të kishte folur i pari dhe më pas të vinin kritikat nga mjekët. Nikolla deklaroi se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri ka probleme por po punohet për përmirësimin e tyre, ndërsa shtoi se nuk duhet sulmuar qeveria e cila po punon në mes të stresit në këto kohë pandemie.

“Unë e falenderoj Metën se tha se kritikat janë konstruktive. U tha se nuk ka strategji për parandalimin për përgjigjen ndaj Covid-19. Strategjia e dytë, e hapjes. Kush tha nuk kemi strategji. Ja ku i kemi strategjitë. U tha nga panelistët që nuk janë bërë vaksinime për gripin. Janë bërë me tëpër që të mos ketë mbivendosje me Covidin.

U tha që nuk ka teste por testet janë shumëfishuar. Testet e shpejta vijnë brenda vitit. Mjeku i familjes është futur prej muajsh dhe po bëhen trajtime në shtëpi. U fol për problemin e përgatitjes në rast të rritjes së numrave. Janë gati 100 shtretër të pazënë dhe një spital me 100 shtretër të rinj. Futja e spitaleve do të bëhet me tre etapa. Do shkojnë në 1600 shtretër. Janë mjekët që qëndrojnë ditë e natë atje. A jemi të përkryer? Jo! A kemi nevojë për këshilla të reja? Po.

Nuk ka më shtabe. Shtabi është komunist. Një pandemi e till ndodh njëherë në 100 vite. Nuk duhet t’i sulemi qeverisë në këtë moment kur ka kaq shumë stres, Duhet të flasë qeveria e para dhe pastaj ju të vazhdoni me kritika. Kemi problemet tona dhe do përmirësohemi vazhdimisht”, tha Nikolla./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!