Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja e konsideron shembjen e rrugës në Borsh pas reshjeve të shumta të shiut, një fenomen natyror. Në një intervistë për ABC ai foli për situatën e krijuar përgjatë ditëve të fundit dhe pasojat në vend.
Ai u shpreh se është në kontroll edhe furnizimi me energji elektrike duke theksuar se ditë më këqija nuk do të vijnë pasi tani pritet ulje e temperaturave dhe pa reshje shiu. Bejtja deklaroi se aktualisht të gjitha linjat e furnizimit me energji elektrike janë në punë dhe se po punohet me Kosovën për dy linja rezervë.
Pjesë nga intervista e Ilir Bejtjas në ABC
Si është situata?
Për pjesën e Kaskadës ne jemi munduar të menaxhojmë me shumë sukses situatën. Në asnjë rast ajo nuk ka ndikuar në kapacitetin thithës të Bunës. Me këtë regjim do të vazhdojmë deri të mbarojë kjo periudhë e vështirë me shira. Priten që nesër të ulen temperaturat. Do të kemi reshje bore dhe jo shiu. Sa i përket Kaskadës jemi në parametra optimalë. Ne kemi arritur në 276 metra lartësi në Fierzë. Në Vaun e Dejës dhe Koman kemi kuota optimale. Prurjet kanë një tendencë rënie nga ora 12:00 deri në 16:00. Mbetet e njëjtë në Vaun e Dejës.
Mendoni se do ta mbani në këto nivele shkarkimin?
Bëhet fjalë që mund të ulen prurjet natyrore. Nëse këto prurje ulen ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën nën kontroll.
Është parë që në veri temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrirje të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. A keni një plan masash për ditë shumë të ftohta.
Patjetër. Ditë më të vështira se këto nuk do vijnë. Linjat janë në punë. Të gjithë linjat janë në punë. Janë vetëm dy linja me Kosovën për të cilat po punojmë që t’i kemi rezervë. Linjat janë të nxehta kur punojnë. Linjat që janë në punë nuk ngrijnë. Nuk kemi asnjë hidrovor pa energji.
Lumenjtë kërkojnë ndërhyrje me themel. Çfarë plani keni?
Për lumenjtë strukturat përgjegjëse janë organet e Bujqësisë. Ujërat që sot fillojnë tërhiqen nga zonat e mbrojtura. Në sajë të investimeve që janë bërë përgjatë lumenjve kemi arritur të kemi një situatë të menaxhueshme.
A është normale të kemi në 2021 pamje si ato që pamë para disa ditësh me rrugë të dala jashtë funksionit?
Ajo rrugë ka 70 vjet që është ndërtuar. Ne i kemi përmbajtur. Për herë të fundit është ndërhyrë para 12 vitesh. Nëse rrëshqet formacioni bazë do të thotë se ka rrëshqitur gjithë trupi i rrugës. Këto janë dukuri natyrore. Nuk bëhet fjalë për shembje të një kangjelle por në thellësi të tokës. Këto ndodhin për shkak të ujërave nëntokësore. Ne marrim masa. Nëse krijojmë rrugë të reja që japin shembje të kësaj natyre
/mv.abcnews.al