Zv.ministri i Brendshëm: Vetëpastrimi i policisë, proces që po vazhdon. Mbështesim dhe besojmë në drejtësinë e re

schedule13:32 - 22 Prill, 2024

schedule 13:32 - 22 Prill, 2024

Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se vetëpastrimi i policisë, është një proces që po vazhdon dhe po jep rezultate, ndihmuar edhe nga vettingu në polici.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Hodaj u shpreh se Ministria e Brendshme, por edhe Policia e Shtetit mbështet drejtësinë e re.

“Ne përdorim fjalën pastrim dhe vetëpastrim. Qëllimi është që policia të ketë njerëz me integritet. Besoj se është një punë e vazhdueshme që do japë rezultte. Nuk do të mbarojë menjëherë. Jemi të kënaqur edhe me proceset e brendshme. Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet që kemi. Ditë pas dite po kemi rezultate. Ne jemi shumë krenarë për çfarë kemi arritur. Besojmë fort te drejtësia e re, e pavarur, e njëanshme. Ka mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit. Një nga objektivat për Policinë e Shtetit është bashkëpunimi me SPAK. Do të na përmirësojë në shumë drejtime”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!