E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Balluku i ka uruar suksese në misionin e VanHorn në Shqipëri, ndërsa zbulon detaje nga takimi. “Shprehëm angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë, si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, thekson Balluku.
“Me Nancy VanHorn, të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, shprehëm angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë, si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona. Duke i uruar suksese në misionin e saj në Shqipëri, e njoha Nancy VanHorn edhe me disa prej projekteve më të rëndësishme që Shqipëria është duke ndërmarrë, e ku SHBA na ka dhënë një mbështetje të pakursyer, veçanërisht në sektorin e energjisë”, shkruan Balluku.
/abcnews.al