Zv.kryeministri i Kazakistanit: 38 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

schedule18:20 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 18:20 - 25 Dhjetor, 2024

Zëvendëskryeministri i Kazakistanit, Kanat Bozumbayev, ka ndarë detajet më të reja lidhur me tragjedinë e rëndë që ndodhi pas rrëzimit të një aeroplani të kompanisë Azerbaijan Airlines pranë Aktaut.

Në një deklaratë për mediat, Bozumbayev konfirmoi se numri i viktimave ka arritur në të paktën 38 persona, ndërsa ekipet e emergjencës dhe hetuesit po vazhdojnë përpjekjet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Sipas raportimeve të APA, nga 62 pasagjerët dhe 5 anëtarët e ekuipazhit që ishin në bord, 29 prej tyre u shtruan në spital me lëndime të shkallëve të ndryshme. Disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike, ndërsa ekipet mjekësore janë duke punuar pa ndërprerje për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!