Zusi: Specialistët e Financave “provë” me taksat, fermerët paguajnë edhe për zero fitim

schedule22:31 - 15 Nëntor, 2021

schedule 22:31 - 15 Nëntor, 2021

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi shpjegoi në “Log.” në ABC shqetësimin e fermerëve të cilët prej ditësh vijojnë protestën në Lushnje. Zusi deklaroi se për çdo prokukt bujqësor të shitur pa fitim, fermerët detyrohen të paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar.

“Është marrë një ekip i universitetit të Harvardit dhe pas disa korrespondencash me ekipin e tij doli që TVSH me diferenca krijon probleme. Në qoftë se e ne blejnë ujin 50 lekë dhe e shesim 50 lekë vlera e shtuar është zero. Nëse e blejmë një kg domate dhe e shesim përsëri 50 lekë, ti i detyrohesh shtetit 10 lekë pavarësisht se fitimi është zero më zero. Ose më keq.

Me thënë të drejtën kam përmbytjen me letra të dërguara për ta kuptuar. U kam dërguar qëndrimin tim dhe këtu ka një keqkuptim të madh. Është një dobësi e teknicienëve. Nuk di se deri ku shkon. Kam fakte që sipërmarrës të nderuar kur u ka vajtur kryeministri për vizitë i kanë shpjeguar problemin”, deklaroi Zusi.

Zusi u shpreh se ka hasur specialistë të Ministrisë së Financave që thonin që duhen pritur deri në tre muaj për të parë impaktin e politikave të reja fiskale, pasi sipas tij nuk ishin në gjendje të përcaktonin në taksat uleshin apo rriteshin.

“Ne kemi hasur specialistë të Ministrisë së Financave që të cilët thonin të presim tre muaj dhe të shohim a do paguani më shumë a do paguani më pak. Ata nuk ishin në gjendje të thonin nëse me këtë ndryshim ulen apo rriten taksat. Problemi më i madh është që politika, ministrat nuk po kuptojnë që këto teknicienë po i hapin gropën politikanëve. Më gjeni një produkt që e shet aq sa e blen dhe i ke detyrim shtetit. Nëse të duket sikur fiton 10 lekë, paguan vetëm taksën. Ky është paradoksi pa sens”, u shpreh ai. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!