Zorc: Po bëhem si papagall për Haaland! Qëndron dhe ua them sa herë të doni

schedule18:55 - 16 Maj, 2021

schedule 18:55 - 16 Maj, 2021

“150 milion sterlina ka gati Chelsea, vetëm për të transferuar Erling Haaland”. Ky është vetëm një nga lajmet, ndërkohë që sulmuesi norvegjez përmendet si opsion edhe për klube të tjera si Real Madrid, Barcelona e Manchester City.

Pavarësisht zërave të shumtë, te Borussia Dortmund janë të qartë dhe shprehen se sulmuesi do të jetë pjesë e skuadrës së tyre edhe sezonin e ardhshëm.

Në prag të ndeshjes me Mainz, drejtori sportiv, Michael Zorc, ka folur sërish dhe në fakt ka përsëritur veten. Madje as nuk ndjehet mirë që duhet të bëjë këtë gjë.

“Po ndihem si një papagall miqësor. E kam thënë kudo: Ne e llogarisim pjesë të skuadrës tonë. Ai do të luajë për Borussia edhe sezonin e ardhshëm.

Mund t’ua them edhe pesë herë të tjetër nëse kjo është ajo që doni, por askujt nuk i intereson me të vërtetë ajo që po them”, është shprehur mes të tjerash Zorc. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!