Zorav Zaev dhe Erdogan darkë pune në Stamboll

schedule15:06 - 6 Qershor, 2021

schedule 15:06 - 6 Qershor, 2021

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev janë takuar mbrëmjen e djeshme në Stamboll. Mediat bëjnë me dije se se ata kanë zhvilluar një darkë pune për të diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dy palëshe.

Zaev dhe Erdogan ranë dakord që Maqedonia e Veriut dhe Turqia, si aleatë të NATO- s , ndajnë të njëjtat vlera të paqes dhe stabilitetit në rajon përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe në lidhje me luftën kundër terrorizmit

Erdogan theksoi se në zemrat e qytetarëve të Turqisë, Maqedonia e Veriut ka një vend të veçantë, pasi këto janë vende që kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe lidhje të thella historike.

Presidenti turk theksoi se pavarësisht pandemisë, të dy vendet kishin tregti të shkëlqyeshme në vitin 2020 dhe se ai do të vazhdojë të inkurajojë kompanitë turke të investojnë edhe më shumë në Maqedoninë e Veriut. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!