Zoran Zaev dorëzon detyrën, ka një lajm të mirë edhe për Shqipërinë

schedule21:14 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 21:14 - 15 Dhjetor, 2021

Zoran Zaev beson se një ndër sukseset që e presin si kryeministër të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevskin është marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Zaev deklaroi se në bisedimet e deritanishme me kryeministrin e ri të Bullgarisë, është theksuar se brenda 6 muajve duhet të përmbyllet kontesti mes Shkupit dhe Sofjes.

“Atë çfarë kemi biseduar me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkov është se kjo duhet të zgjidhet jo më vonë se 6 muaj. Jemi pajtuar se duhet të formojmë edhe grupe punuese për energjetikë, infrastrukturë, ekonomi, kulturë, shëndetësi, dhe gjithçka çka është me rëndësi që të mund të krijojmë ambient, që të tejkalohen këto çështje”, tha mes tjerash Zaev.

Ky është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi deri tani është vetoja bullgare për Shkupin që ka bllokuar edhe Tiranën, pasi Brukseli ka vendosur që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!