Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zonja” pret Spalletti/ Juventus ka zgjedhur trajnerin e njohur italian, nisin bisedimet

schedule12:54 - 28 Tetor, 2025

schedule 12:54 - 28 Tetor, 2025

Mjaft më me eksperimentet. Pas dy tentativave të dështuara për t’I besuar pankinën trajnerëve të rinj, Juventus kthehet sërish te eksperienca. Në fillim Thiago Motta dhe më pas Igor Tudor dështuan në drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, që ka zgjedhur teknikun e ardhshëm.

Ai është Luçiano Spalletti, me të cilin drejtuesit e juventin kanë nisur bisedimet menjëherë pas shkarkimit nga detyra të Tudor.

Ish trajneri i Romës, fitues i titullit kampion me Napolin dhe me një eksperiencë të shkrurtër dhe aspak pozitive me kombëtaren e Italisë duket i joshur ngaideja për t’u kthyer në pankinë, dhe në një jo dosido.

Sipas mediave italiane, palët do të limojnë detajet e marrëveshjes, por në vija të trasha, bëhetr fjalë për një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi deri në qershor të vitit 2028.

Me zgjedhjen e Luciano Spalleti, Juventus ka konfirmuar ndryshimin e kursit sa i përket trajnerëve.

Tekniku 66 vjeçar do të sillte me vete në pankinën e “Zonjës së Vjetër” eksperiencën, që sipas specialistëve të futbollit italian I ka munguar skuadrës në sezonet e fundit.

Por jo të gjithë janë të lumtur me këtë zgjedhje. Tifozët e Juventus kanë nisur një fushatë kundër Spalletti në rrjetet sociale. Arsyet nuk janë profesionale, por lidhen me të shkuarën e teknikut te Napoli, tatuazhin e tij me stemën e klubit pas titullit kampion dhe disa deklarata kundër Juventus, që nuk janë harruar në popullin bardhezi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!