Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zonja” pëlqen Gjimshitin/ Mediat italiane: Juventus interesohet për kapitenin kuqezi

schedule12:37 - 17 Shkurt, 2026

schedule 12:37 - 17 Shkurt, 2026

Disa herë u mendua se do të bënte gati valixhet. Lindja e Mesme jepej si e ardhmja e Berat Gjimshitit, që do të luante në një futboll më pak të fortë, por me një rrogë shumë më të madhe.

Po ndodh e kundërta, dhe jo vetëm që prej dy sezonesh hodhi poshtë parashikimet duke vazhduar tek Atalanta, por madje edhe mund të gradohet në karrierë.

Sipas mediave në Itali, kapitenin e kombëtares shqiptare e pëlqejnë klube të rëndësishëm, e mbi të gjithë Juventus.



Besohet, trajneri Spaleti kërkon të forcojë mbrojtjen që ka pësuar 23 gola këtë sezon në Serinë A, më shumë se të gjitha skuadrat kandidate për Europën me përjashtim të Napolit.

Alternativa Gjimshiti do të ishte pa kosto të mëdha, sepse mbrojtësi përfundon kontratën këtë qershor në Bergamo, ndërsa paga e tij vjetore nuk është e pamundur për t’u arritur, e madje edhe për t’u përmirësuar.

Futbollisti nga Presheva nuk merr as 1 milionë euro në xhep në një sezon. Ndërkaq, flitet për interesim nga Roma ku ndodhet ish-trajneri i tij, Xhampiero Gasperini, si dhe nga Milani ku drejtor sportiv është një shqiptar, Igli Tare.

Për momentin, Gjimshiti është i përqëndruar në fushë, ndërsa vazhdon bisedimet me Atalantën për rinovim të kontratës. Të shohim sesi do të vendosë zemra e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!