“Zonja” kërkon sulmues/ Zirkzee, Kolo Muani dhe Fullkrug, në listën e Juventus

schedule12:45 - 7 Janar, 2025

schedule 12:45 - 7 Janar, 2025

Që gjërat nuk po shkonin si duhet, kjo ishte kuptuar që në javët e para të sezonit, por humbja me Milan në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë hoqi çdo dyshim.

Juventusit I duhet një tjetër sulmues për të zvëndësuar Dushan Vllahovic, që vazhdon të zhgënjejë pritshmëritë me paraqitjet dhe golat e munguar.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, në listën e “Zonjës së Vjetër” janë tre emra.

I pari është një njohje e vjetër dhe zbulim I trajnerit Thiago Motta. Joshua Zirkzee, të cilin tekniku e ka strëvitur në kohën e Bolonjës, përpara se ai të transferohej te Manchester United.

Vetë holandezi është zhgënjyer nga aventura në Premier Ligë dhe kërkon të kthehet në Serinë A, por problem për momentin janë pretendimet financiare të klubit anglez.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm është sulmuesi i kombëtares së Francës, Randal Kolo Muani.

Hapësirat e tij te Paris Sent Zhërmen janë zvogëluar shumë në këtë sezon dhe për këtë kërkon të ndryshojë ambjent.

Juventus e ndjek prej kohësh, por edhe në këtë rast, ndasitë janë të mëdha mes ofertës së Juventus dhe kërkesës së klubit parizien.

Emri I tretë I shtuar së fundmi në listën e blerjeve të “Zonjës” është ai I Niklas Fyllkryg.

Gjermani gjithashtu është zhgënjyer nga eksperienca në Premier Ligë me Uest Ham, ndërsa nga ana financiare është I përballueshëm.

Ai vlerësohet rreth 25 milion euro, shifër kjo që shkon përshtat për shpenzimet e Juventus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!