“Zonja e vjetër” kërkon siguri në mbrojtjes, në “lupën” e Juventus bie spanjolli i La Liga

schedule12:59 - 5 Maj, 2023

schedule 12:59 - 5 Maj, 2023

Me Danilo e Alex Sandro që nuk janë më në atë lartësinë e dikurshme, “bardhezinjtë” e Juvetnus janë në kërkim të një qendërmbrojtësi tjetër dhe një nga objektivat kryesorë të “zonjës së vjetër” vjen nga Spanja.

Bëhet fjalë për liderin e mbrojtjes së “nëndetëseve të verdha” të Villarreal, Pau Torres, me 26-vjeçarin që ka një kontratë deri në vitin 2024 me klubin dhe një klauzolë prej 50 milionë eurosh, shifër kjo e konsiderueshme për buxhetin e italianëve.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Juventus kanë zhvilluar deri më tani 2 takime të suksseshme përsa i përket transferimit të Pau Torres, teksa raportohet se gjithçka ka shkuar siç duhet dhe “bardhezinjtë” janë favoritët kryesore për nënshkrimin me spanjollin.

Tanimë problem do të jetë vetëm çmimi që spanjollët do i vendosin mbrojtësit, teksa në “garë” me Juventus është dhe një “gjigand” nga Premier League, si “djajtë e kuq” të Manchester United. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!