“Zonja e Vjetër” kërkon kreun përballë, publikohen formacionet e sfidës Leçe-Juventus

schedule19:56 - 21 Janar, 2024

schedule 19:56 - 21 Janar, 2024

Në orën 20:45, “Bardhezinjtë” e Juventus do të kërkojnë në “Stadio Via del Mare”, triumfin ndaj Lecce-s, së Ylber Ramadanit, teksa duan të “përfitojnë” nga finalja e Superkupës së Italisë, për t’i marrë kreun “Zikaltërve” të Inter, të cilët prej kohësh udhëheqin kampionatin italian të futbollit.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Roberto D’Aversa i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Falcone e para tij në mbrojtje Gallo, Baschirotto, Pongracic e Gendrey. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Gonzalez, Kaba e Ylber Ramadani, ndërsa sulmi plotësohet nga Almqvist, Krstovic e Oudin.

Në krahun tjetër, tekniku, Massimiliano Allegri i ka pozicionuar në fushë “Bardhezinjtë” e tij, me formulën 3-5-2, ku në portë është pozicionuar polaku, Szczesny e para tij në mbrojtje Gatti, Bremer e Danilo. Në krahët e mesfushës janë Cambiaso e Kostic, me qendrën që mbulohet nga McKennie, Locatelli e Miretti, ndërsa në sulm është pozicionuar Dusan Vlahovic e Kenan Yildiz. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: