“Zonja e Vjetër” kërkon freski në portë, Juventus vihet pas “gardianit” italian

schedule17:35 - 2 Korrik, 2024

schedule 17:35 - 2 Korrik, 2024

Prej shtatë sezonesh tashmë ruan me përsosmëri portën e “Bardhezinjve” të Juventus. “Gardiani” polak, Wojiciech Szczesny tashmë ka edhe një vit kontratë të mbetur, në “Allianz Stadium” dhe mesa duket “Zonja e Vjetër” kërkon freski mes shtylla, teksa ka përcaktuar menjëherë objektivin, që kërkon të arrijë në merkaton e verës, 27-vjeçarin, Michele Di Gregorio.

Ky i fundit, po shkëlqen për të dytin sezon radhasi në portën e skuadrës së Monza, me “shtatlartin” italian, që është padyshim një nga elementët më të fortë të organikës së skuadrës së tij, gjë që shtyu “strategun”, Giuntoli të mbajë një takim me Presidentin e Monza-s, Galliani për të kërkuar informacion pikërisht mbi mundësinë e transferimit të portierit të Torino.

Monza pretendon të arkëtojë një shifër prej 20 milionë eurosh për portierin, ndërsa te “Zonja e Vjetër” janë të prirur që të paguajë një shifër më të vogël dhe të përfshijë në marrëveshje ndonjë prej futbollistëve të rinj që ka në organikë, për të siguruar kështu një portier tejet cilësor për të ardhmen. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!