Në orën 20:45, Monza do të presë në stadiumin “Brianteo”, “bardhezinjtë” e Juventus, në përballjen e parë të javës së 14-të, të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, me “Zonjën e Vjetër” që do të kërkojë 3 pikët në këtë transfertë tejet të vështirë.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Raffaelle Palladino i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është pozicionuar De Gregorio e para tij janë vendosur Caldirola, Mari e D’Ambrosio. Në krahët e mesfushës janë Birindelli e Kyriakopoulos, ndërsa qendra mbulohet nga Pessina, Gagliardini e Machin, ndërsa sulmi plotësohet nga Colpani e Ciurria.
Në krahun tjetër, teknikut Massimiliano Allegri i ka pozicionuar “bardhezinjtë” e tij në fushë, po me formacionin 3-5-2, ku në portë është polaku Szczesny e para tij janë vendosur Gatti, Bremer e Alex Sandro. Nga krahët në ndihmë të mbrojtjes vijnë Cambiaso e Kostic, me qendrën që mbulohet nga McKennie, Rabiot e Nicolussi Caviglia, ndërsa në sulm janë dy “yjet” e ekipit, Dusan Vlahovic e Federico Chiesa. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: