Ndoshta është kalimtare, por diçka nuk shkon. Interi papritur po kupton se nuk ka skuadër për të përballuar çdo konkurrim në një sezon, e kjo mund t’i kushtojë shumë. Derbi I Italisë ndaj Juventusit në Torino u humb dhe kampionët e Serisë A, edhe pse patën epërsi në terren e sulme, u dukën shterpë. Lodhja bën të vetën, me Championsin, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, Kupën e Botës për klubet dhe kampionatin.
Në stadiumin “Alianc” vendosi një gol I shënuar nga Konseisao, por falë klasit të francezit, Kolo Muani. Sulmuesi francez po vazhdon të tregojë veten dhe Juventusi është më pranë zonës Champions, ndërsa zikaltërit më larg titullit. Napoli, edhe pse ka tre barazime radhazi, vazhdon kryesimin me dy pikë më shumë dhe ndeshja direkte është në stadiumin “Maradona”.
Çfarë po ndodh me të besuarit e trajnerit Inzagi? Lodhje padyshim, ndoshta lëkundje karakteri dhe mesfusha që nuk është aq e fortë sa mendohej. Çalhanoglu papritur është hija e vetvetes, ndërsa tekniku nuk është I bindur sa duhet nga Kristian Asllani, që këtë herë nuk pati asnjë minutë.
Edhe pse mbajti topin 57 për qind, Interi pati vetëm dy gjuajtje në kuadrat ndaj 8 të vendasve. “Juventusi bëhet I bukur, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Magji e Kolosë dhe Konseisao gol! Inter bie sërish, Konte gëzohet në +2!”
“Il Korriere delo Sport” thekson se “Juvja I bëri një dhuratë Kontes”! Komenton se Konseisao shënoi një perlë dhe se Interi u rrëzua!” “Le të kënaqemi, – thërret në titull e përditshmja torineze, “Tutosport”, – tifozët dhe lojtarët të çmendur nga lumtura për fitoren ndaj Interit!” Napoli kryeson Serinë A me 56 pikë ndaj 54 të Interit pas 25 javësh kampionat./abcnews.al