Zonja e Parë e Ukrainës i drejtohet deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar: Jo vetëm fitore, ne kemi nevojë për drejtësi

schedule16:53 - 29 Nëntor, 2022

schedule 16:53 - 29 Nëntor, 2022

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenksa i është drejtuar deputetëve dhe kolegëve në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Fjalimi po mbahet në një dhomë komiteti brena Pallatit të Westminsterit.

Mes të pranishmëve është edhe Boris Johnson,  ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, i cili ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës.

Kryetari i Commons Sir Lindsay Hoyle e mori fjalën para Zonjës së Parë të Ukrainës Olena Zelenska në Westminster.

Sir Lindsay Hoyle foli për luftën në Ukrainë dhe dhunën ndaj grave gjatë konfliktit, shkruan BBC. 

Ai tha se nuk duhet të mendojmë se kjo situatë po ndodh në një vend të largët dhe se nuk na prek neve.

Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën sepse “nëse Putini fiton, kombet e tjera do të jenë në sy të tij”.

Pas komenteve të Sir Lindsay, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, iu drejtua deputetëve.

Ajo thotë se ukrainasit po kalojnë një terror të ngjashëm me atë të përjetuar nga Britania e Madhe në Luftën e Dytë Botërore, kur Gjermania naziste bombardoi qytetet.

“Fitorja nuk është e vetmja gjë që na nevojitet, ne kemi nevojë për drejtësi,” thotë Zelenska, duke shtuar se ” kjo do të çojë në fundin e kësaj lufte”.

Ajo vazhdon duke thënë se do të kishte qenë e pamundur që njerëzit e qyteteve të bombarduara britanike të pranonin që përgjegjësit të mos merrnin drejtësi.

Populli ukrainas i prekur nga sulmet e Rusisë meriton të njëjtën drejtësi, shton Zelenska./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!