Zona e “Ali Demit” ndriçohet nga dritat LED

schedule11:41 / 24/04/2019

Dritat në rrugë apo në lagje janë ndër detajet më të rëndësishme për të gjithë! Pasi pa to nuk ka jetë dhe gjithashtu na ofrojnë siguri.

Dhe nga sonte zona e “Ali Demit” do të ndriçohet nga dritat LED.

“Dritë tu bëftë jeta thoshte nëna ime! Sigurisht që nuk e kishte fjalën për ndriçimin, por dhe pa dritë nuk ka jetë, nuk ka civilizim! Investim i ri në ndriçimin LED përgjatë rrugës “Ali Demi”. Bravo çuna!”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në postimin në rrjetet sociale.

Këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë investimesh të rëndësishme për zëvendësimin e ndriçimit të vjetër me atë të ri LED. Falë zgjerimit të shtrirjes së ndriçimit edhe në zona që më parë ishte pothuajse e pamundur, është rritur edhe siguria publike. /abcnews.al

schedule11:41 / 24/04/2019