Zona doganore në Porto Romano/ Malaj: Angazhim për monitorimin e zinxhirit furnizues të karburanteve

schedule15:18 - 15 Gusht, 2024

schedule 15:18 - 15 Gusht, 2024

Fluksi turistik në vend gjatë këtij viti ka ndikuar në rritjen e konsumit  dhe importin e karburanteve. Për periudhën 7 mujore të vitit 2024 konsumi i karburanteve arriti në mbi 381 mijë  tonë me rritje rreth 20 mijë tonë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nisur nga rritja e importeve dhe konsumit ministri i Financave Petrit Malaj ka inspektuar nga afër  zinxhirin furnizues të karburanteve në zonen e lirë doganore në Porto Romano

Aktualisht për monitorimin e këtij tregu po zbatohet një plan i posacëm masash nga doganat,tatimet dhe policia.

Monitorimi i zinxhirit furnizues të karburanteve, përveç kontrollit në terren, bëhet edhe nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave mes sistemeve doganore dhe atyre tatimore, si Asycuda dhe E-tax, në mënyrë që të evidentohet çdo shkelje e mundshme dhe të merren masat ligjore për çdo rast./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!