Zogiani: Zhgënjim dhe mllef për gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së

schedule17:00 - 5 Prill, 2023

schedule 17:00 - 5 Prill, 2023

Avni Zogiani, këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se ndjen zhgënjim dhe mllef për gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Zogiani u shpreh se të tilla procese kanë degraduar në vazhdimësi.

“Unë kam një farë ndjenje të përzier, për shkak se fatkeqësisht, kjo gjykatë ka një histori shumë të dhimbshme. Është aprovuar nga Parlamenti i Kosovës dhe po përballemi me një gjë që është paralajmëruar me herët nga Vetëvendosja dhe aktorë të tjerë shoqërorë. Të dielën patëm një protestë goxha masive që ishte thirrur nga aktorë të shumtë shoqërorë. Nuk ke sesi të mos ndjesh njëkohësisht një zhgënjim të madh me atë që po ndodh, por edhe mllef sepse gjithmonë jemi futur në të tilla procese që kanë degraduar në vazhdimësi dhe tani, edhe ata që e kanë përkrahur këtë gjykatë, kanë mbetur me ankesën se kjo është diçka tjetër nga ajo çfarë jemi marrë vesh.

Në secilën kërkesë që po i bëhet Kosovës, fillohet një proces me premtime se do të jetë korrekt, do të ketë rezulate të mira, drejtësi dhe barazi, përfundon në të tilla situata, nuk ke si të mos kesh një ndenjë të përzier për këtë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!