Zlatko Daliç: Shpresoj që Modriç të marrë pjesë në “Euro 2024”

schedule21:20 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 21:20 - 16 Dhjetor, 2022

Ditën e sotme, tekniku i Kroacisë, Zlatko Daliç ka mbajtur sot konferencën e fundit për shtyp në Kupën e Botës, “Katar 2022”, në prag të ndeshjes për vendin e 3-të, midis Kroacisë dhe Marokut.

37-vjeçari do të zgjasë rekordin e tij kombëtar duke luajtur ndeshjen e tij të 162-të në ndeshjen e playoff-it për vendin e tretë të Kupës së Botës kundër Marokut në stadiumin “Khalifa International”.

Edhe pse Modriç ka qenë në formë të mirë gjatë finaleve në Katar, spekulimet janë shtuar se mesfushori mund të tërhiqet nga përfaqësimi i vendit të tij.

Gjatë konferencën për shtyp, Daliç tha se beson, se Luka Modriç do ta zgjasë karrierën e tij me kombëtaren, deri në “Euro 2024”.

“Unë po e pres me padurim dhe mendoj se është mjaft e sigurt që ai do të jetë në fushë, por Luka Modric do të vendosë gjithashtu personalisht se si ndihet. Duke ditur se si ndihet për futbollin dhe ekipin kombëtar të Kroacisë, jam i sigurt se do ta bëjë, por është vetëm vendimi i tij”,- u shpreh Daliç.

Ndërkohë, Dalic shprehu shqetësime për caktimin e arbitrave nga Katari për ndeshjen me Marokun, me arbitrin qendror Abdulrahman Al-Jassim të mbështetur nga bashkatdhetarët Taleb Al Marri dhe Saoud Al Maqaleh.

Në moshën 35-vjeçare, ai është një nga gjyqtarët më të rinj në finale, pasi më parë ka marrë drejtimin e lojërave në Superligën Kineze, Sëiss Challenge League dhe Katar Stars League.

“Të jem i sinqertë, FIFA tani ka marrë përsipër një rrezik të madh për vete. Nuk po nënvlerësoj askënd, shpresoj që të mos flasim për arbitrin pas ndeshjes”,- shtoi Daliç në fund të fjalës së tij. /i.m /abcnews.al