Zlatan Ibrahimovic do të kthehet në kombëtaren e Suedisë dhe diçka e tillë, sipas Sky Sport, do të konfirmohet mesditën e sotme, kur edhe do të shpallet lista e të përzgjedhurve të trajnerit Janne Anderson.
Ky i fundit ka pasur edhe një takim me Ibrën në nëntor dhe bashkërisht është vendosur që sulmuesi 39-vjeçar i Milanit të rikthehet te Suedia.
Kështu do të jetë nën urdhrat e Anderson për tre ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës Katar 2022. Suedia do të ndeshet me Gjeorgjinë, Kosovën dhe Estoninë javën e ardhshme. /abcnews.al

