Zlatan Ibrahimovic është halli i Milanit. Gazetari Vito Angele raporton se kuqezinjtë janë të shqetësuar për gjendjen e sulmuesit kryesor të tyre.
Suedezi u dëmtua në fund të kampionatit në ndeshjen kundër Juventusit dhe humbi EURO 2020 me Suedinë, ndërkohë që tani vijon fazën e rikuperimit.
Te Milani janë të shqetësuar. Ibra mund të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave, pasi momentalisht nuk është mirë. Në këto kushte afrimi i një tjetër sulmuesi, ose dy sulmuesve, kthehet në detyrim.
Në kampin kuqezi po tentojnë të transferojnë Oliver Giroud, të cilit Chelsea ia zgjati kontratën në mënyrë të njëanshme. / abcnews.al
Ibrahimovic's condition is not good. Milan is worried. The Swede could have a long stop @MilanReportscom
— Vito Angelè (@VitoAngele) June 9, 2021

