Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi apelon qytetarët që të informojnë autoritetet për zjarrvëniet e qëllimshme, në këto ditë që vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Peleshi shprehet se duhen parandaluar katastrofa të mëdha.
“Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta! Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal. Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.
Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.
Në rast emergjence kontakto:
??-127
??-128
??-129
Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile
✅?08000911”, shkruan Peleshi në Facebook./abcnews.al