Zjarri vë në rrezik banorët e qytetit australian të izoluar nga Covid 19

schedule12:19 - 2 Shkurt, 2021

schedule 12:19 - 2 Shkurt, 2021

Banorët e një qyteti australian janë rrezikuar nga një zjarr i fuqishëm që ka përfshirë banesat. Mediat e huaja bëjnë me dije se qyteti Perth në Australinë Perëndimore, prej orësh ndodhet nën pushtetin e flakëve duke detyruar banorët të lënë shtëpitë e tyre pavarësisht se qyteti ishte në bllokim për shkak të koronavirusit.

Sipas autoriteteve, të paktën 30 shtëpi në veri të Perth janë shkatërruar nga flakët që tashmë kanë djegur 7000 hektarë tokë. Zjarri u shkaktua nga erërat e forta dhe temperaturat që sot kanë arritur në 35 gradë.

“Për momentin Australia Perëndimore po lufton me dy lloje të ndryshme emergjence; një zjarr të rrezikshëm dhe Covid-19”, ka thënë kryeministri i shtetit, Mark McGoëan, duke e përshkruar situatën në qytet si jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze.

Perth, i cili ka dy milionë banorë, është në bllokim deri të premten, pasi u regjistrua rasti i parë lokal në 10 muaj. Bëhet fjalë për një punonjës në një hotel karantinë që dyshohet të ketë kontraktuar variantin anglez të koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!