Zjarri te Rezervat e Shtetit në Lundër, KQZ: Në magazinë kishte materiale zgjedhore, ruhen në ambient tjetër

schedule21:07 - 16 Korrik, 2021

schedule 21:07 - 16 Korrik, 2021

Pas zjarrit të rënë pasditen e sotme në magazinën e Rezervave të Shtetit në Lundër, ka ardhur edhe reagimi i KQZ. Në një njoftim për media, thuhet se në ambientet ku ka ndodhur incidenti ka pasur material të vjetra të KQZ-së të cilat janë nxjerrë nga përdorimi.

Ajo thekson se të gjitha materialet dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambjentet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri.

KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al