Të paktën 6 të rinj humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu një diskotekë në Phnom Penh në Kamboxhia.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga diskot më të mëdha të kryeqytetit, në një moment kur ajo frekuentohej nga shumë të rinj.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet i frikësohen idesë e përkeqësimit të bilancit të fataliteteve për shkak se një pjesë e madhe e ndërtesës është shkrumbuar me shpejtësi për shkak dhe të materialeve të djegshme që ndodheshin brenda saj.
/abcnews.al