Një vatër zjarri aktive prej mesditës së sotme po përpin faqen e malit në Rrajcë Skënderbe në Prrenjas. Situata është e vështirë dhe banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri për shkak se terreni është i thyer duke e bërë të pamundur futjen e zjarrfikësve.
Flakët janë shumë pranë disa prej banesave duke i rrezikuar seriozisht nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi për të parandaluar përhapjen. Prej disa javësh vendi është përfshirë nga disa vatra zjarri nga Jugu në Veri./ Abcnews.al