Autoritetet greke po vijojnë përpjekjet për nxjerrjen e dy personave të bllokuar në anijen që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Korfuzit.
Mediat kanë publikuar edhe pamje nga aksioni i shpëtimit të pasagjerëve që ndodheshin në bord në momentin e shpërthimit të flakëve.
Në zonën detare ku ndodhet anija e djegur po vazhdojnë monitorimin tre helikopterë. Në anije ndodheshin 290 pasagjerë prej të cilëve 21 grekë (14 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 7 anëtarë).
Në portin e Korfuzit është ngritur një grup që po punon për identifikimin e personave të shpëtuar për të zbuluar emrat e zhdukurve. /abcnews.al