Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci thotë se situata është stabilizuar, pasi në tregun e rrobave të përdorura ra një zjarr i përmasave të mëdha.
Beci u shpreh për mediat, se aktualisht, nuk ka rrezik dhe se fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz, por vetë materiale.
“Sapo është stabilizuar situata. Mendoj se tani nuk ka më një rrezik. Jam i gëzuar që nuk patëm dëme në njerëz. Kanë ardhur nga Ulqini, nga Tivati. Kjo situatë, zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin. Duhet të kujdesemi. Kemi akoma punë. Nuk kemi pasur dëme në njerëz. Situata e zjarrit është nën kontroll. Organizimi ka qenë relativisht i mirë dhe i shpejtë, pavarësisht zjarrit me përmasa të jashtëzakonshme”, theksoi Beci./abcnews.al