Zjarri në Notre Dame, kompania e skelave mohon përgjegjësinë

schedule23:16 - 17 Prill, 2019

schedule 23:16 - 17 Prill, 2019

Kompania “Lë Bras FRER”, që ka montuar skelat përreth shtizës së katedrales Notre Dame të Parisit përjashtoi të mërkurën çdo përgjegjësi në lidhje me zjarrin që dëmtoi objektin e kultit. Një zëdhënës ka deklaruar se pas tronditjes, kompania po e shqyrton situatën me qetësi pasi të gjitha procedurat ishin respektuar. Gjithashtu, të 12 punonjësit e pranishëm në vendin e ngjarjes ditën e hënë janë marrë në pyetje dhe po bashkëpunojnë plotësisht me hetuesit. “Ata kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë rrezik tek skelat dhe se nuk kanë bërë punë saldimi”, ka vijuar zëdhënësi. Ai ka shtuar se, një mision ekspertësh ka nisur nga puna për të çmontuar skelat e dobësuara nga zjarri dhe për të hartuar planin për ngritjen e skelave të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!