Të paktën 74 persona, përfshirë 12 fëmijë, vdiqën në Johanesburg të enjten pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë pesëkatëshe në qendër të qytetit të Afrikës së Jugut, sipas raportit të fundit nga autoritetet.
Sipas informacioneve, 24 gra dhe 40 burra kanë humbur jetën, ndërsa 10 trupa nuk janë identifikuar.
Rreth 60 të plagosur u dërguan në spitalet e zonës. Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa shkoi dje në vendin e fatkeqësisë, duke e quajtur një “tragjedi të jashtëzakonshme”duke theksuar se shkaqet e tij duhet të hetohen në mënyrë që një incident i ngjashëm të mos përsëritet në të ardhmen.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por Emsini Tswaku, një zyrtar i autoriteteve lokale të Johanesburgut, ka vlerësuar se mund të ketë nisur nga një qiri i ndezur ose nga ndonjë mjet ngrohjeje.
/abcnews.al