Zjarri në Majën e Rrunës, Mbrojtja Civile: Situata ende problematike, sot ndërhyri helikopteri

schedule09:04 - 17 Gusht, 2021

schedule 09:04 - 17 Gusht, 2021

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë detaje për situatën e zjarrit në Majën e Rrunës. Bëhet me dije se vatra vijon të jetë  problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara. Ndërkohë, sot lka filluar edhe ndërhyrja me helikopter.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së,  7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Nderkohe ka filluar nderhyrja me helikopter,” thuhet në njoftim. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!