Një magazinë me lëndë ushqimore për blektorinë u përfshi nga flakët në fshatin Gramsh të Lezhës, duke u djegur plotësisht.
Megjithëse mbërritën shpejt, zjarrfikësit e patën të pamundur për të parandaluar djegien e lëndës së thatë ushqimore por vunë nën kontroll flakët që të mos përhapeshin në banesën pranë.
Kryefamiljari Pashuk Vasa tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.
“Kam qenë në punë. Më mori nusja në telefon dhe më tha se ka filluar të dalë tymi te vendi i barit. Ka pasur edhe dru zjarri dhe mjete të tjera. Është njoftuar zjarrfikësja, por përmasa e zjarrit ka qenë e madhe se është 15 me 12 si sipërfaqe. Zjarrfikësit erdhën në kohë. Pata frikë më tepër për banesën se të tjerat bëhen prapë. Dëmi është i madh sepse 1200 denga. Shkon 5-6 milionë lekë, plus dru dhe materialet që ishin brenda. Shpresojmë ndonjë ndihmë.“, deklaroi ai./abcnews.al