Zjarri në Krastë, prej qirinjve/ Elbasan, nga flakët u dogj rreth 1 hektar sipërfaqe pyjore

schedule11:18 - 18 Qershor, 2025

schedule 11:18 - 18 Qershor, 2025

Ndezja e qirinjve u bë shkak për zjarrin në Krastë të Elbasanit.

Si shkak i kësaj, u dogj rreth 1 hektar sipërfaqe pyjore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, dyshohet se pas ndezjes së qirinjve në një vend të shenjtë në Krastë, aksidentalisht është djegur një sipërfaqe toke pyjore.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!