Katër automjete zjarrfikëse ndodhen në vendin e vatrës së zjarrit në kodrat me ullishte në Kraps të Fierit dhe të ndihmuara edhe nga banorët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Dy vatra janë ende aktive. Njëra brenda perimetrit të zonës së djegur dhe tjetra po përhapet drejt zonës së Portezës në anën tjetër të kodrës duke djegur sipërfaqe me ullinj.