Zjarri masiv shkatarron mijëra shtëpi në një kamp refugjatësh në Bangladesh

schedule19:47 - 5 Mars, 2023

schedule 19:47 - 5 Mars, 2023

Një zjarr masiv në një kamp refugjatësh Rohingya në Bangladesh ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka lënë rreth 12,000 njerëz të pastrehë.

Zjarri shpërtheu në kampin 11 në Cox’s Bazar, një rajon kufitar në juglindje ku jetojnë të paktën 1 milion refugjatë Rohingya. Shumica ikën për t’i shpëtuar një ushtrisë në Myanmar në vitin 2017. Zjarri i la disa prej tyre sërish të pastrehë.

Sipas policisë nuk ka viktima vetëm dëme materiale. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili tashmë është vënë nën kontroll.

Ai shpërtheu mesditën e së dielës dhe u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve të ndezshme nga të cilat janë bërë kasollet. Dhjetra xhami dhe shkolla u shkatërruan.

Zjarret janë të zakonshme në kampet e refugjatëve në Cox’s Bazar. Një zjarr i madh në mars 2021 rezultoi në vdekjen e të paktën 15 refugjatëve dhe shkatërrimin e të paktën 10,000 shtëpive.