Zjarrfikësit e forcat e policisë në vend, momenti kur largohet nga mbikalimi i Fushë-Krujës automjeti i shkrumbuar i viktimave

schedule17:02 - 17 Korrik, 2022

schedule 17:02 - 17 Korrik, 2022

Ky është momenti kur karrotreci  largon nga vendi i ngjarjes makinën e shkrumbuar me të cilën udhëtonin 3 personat që mbetën viktima të atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës.

 

Brilant Hoxha, Diklen Vata 30 vjeç dhe Besmir Hoxha mbetën viktima të një atentati mafioz pasditen e sotme.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti më shumë se 50 gëzhoja. Ndërkohë mësohet se kanë qenë 4 persona si autorë të dyshuar, 3 prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës tip “Volswagen Passat” me të cilën udhëtonin tre të rinjtë. Kjo e fundit shpërtheu në flakë pas atentatit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për ta shuar zjarrin.

LEXO KËTU GJITHÇKA NGA ATENTATI NË FUSHË KRUJË

Si pasojë e flakëve, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u shkrumbuan Brenda mjetit. Ndërsa Diklen Vata, pasagjer në pjesën e pasme të makinës kishte tentuar të largohej, por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Pak kilometra larg vendit të ngjarjes,në Larushk,  policia gjeti një makinë të djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Makina rezulton me targa të vjedhura dhe është denoncuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.

Autorët dyshohet se janë nga Nikla. Sakaq RENEA ka nisur aksionin në Larushk dhe Nikël për të bërë të mundur kapjen e autorëve. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!