Zjarret, Peleshi: Këto janë zonat ku FA po luftojnë ende nga toka e ajri për shuarjen e flakëve

schedule18:28 - 6 Gusht, 2021

schedule 18:28 - 6 Gusht, 2021

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur më herët gjatë ditës se në 11 ditë janë shuar 163 vatra zjarri në vend. Megjithatë, disa të tjera mbeten ende aktive.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ministri Niko Peleshi bën të ditur se në këto momente, Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile janë duke punuar nga toka e ajri për neutralizimin e vatrave të cilat mbeten ende aktive.

Sipas tij, lufta me zjarret vijon në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë) dhe Vërmosh (Malësi e Madhe).

Ministri i Mbrojtjes thotë se në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa.

POSTIMI

“Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa.”  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!