Zjarret në zonat turistike, pakujdesi apo terrorizëm?/ Karamuço: Në shumë raste është vepër për qëllime…

schedule09:34 - 9 Korrik, 2024

schedule 09:34 - 9 Korrik, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.

Ai foli për zjarrvëniet, ku u ndal te fakti nëse zjarret në zonat turistike janë pakujdesi apo terrorizëm.

Sipas Karamuços, në shumë raste është vepër për qëllime terrorizmi, ndërsa kujtoi deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Ergodan, në lidhje me zjarrvëniet, ku ka akuzuar vendet fqinje.

Duhet hetuar, është konkurrencë e hapur. Kemi parasysh zjarret në Turqi… Erdogani ka thënë para ca vitesh ‘e kemi nga armiqtë’. Në shumë raste është vepër për qëllime terroriste. Është shumë më e rëndë se kaq. Pasi mbaron kultivimi i lëndëve narkotike ndezin zjarr, por bëhet më vonë, nga fundi i gushtit”, u shpreh ai.

Ndërsa në lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike, Karamuço tha se “Duhet të japim mesazhe të qarta që aty nuk fitojnë dot bandat, por shteti. Ta harroni ju se ekonomia informale kthehet në formale. Banditët dinë të bëjnë vetëm një punë. Dalin në qytet e thonë ‘ligjin e bëjmë ne, deputetët i zgjidhim ne’. Shteti është në konflikt të hapur me ta. Shifrat e asgjësimit janë rekord.

Edhe në qytete të tjera ka mbjellje, por më të pakët, jo si mbillet në Shkodër.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!